Vllaznia 3-1 Tirana (Juric 22′, Balaj 44′, 79’p / Nikqi 78′)
Nuk mund të kishte rezultat më të bukur, kuqeblutë mundin me rezultatin e thellë 3-1, bardheblutë e Tiranës, në “Klasiken”e futbollit shqiptar, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.
Pjesa e parë foli e gjitha për Vllazninë, që shënoi dy herë, me Juric dhe Balajn. Në të dytën, Tirana tentoi të reagojë dhe gjeti golin e shpresës në minutën e 78-të me Nikqin, por vetëm 1 minutë më vonë, Balaj shënoi të tretin me penallti, pas një 11-metërshi të shkaktuar nga Hoxhallari.
Falë këtij rezultati, Vllaznia ngushton edhe më shumë diferencën teksa rikthehet në vendin e dytë me 46 pikë dhe tani shikon nga vendi i parë, që mbahet nga Egnatia me 4 pikë më shumë. Ndërkohë Tirana mbetet në vendin e gjashtë me 35 pikë.