Vajzat e ish-futbollistit dyshojnë te stafi mjekësor
Në Argjentinë ka nisur gjyqi mbi shkaqet e vdekjes së Maradonës. Janë vajzat e ish-futbollistit të cilat akuzojnë stafin mjekësor si fajtorë për largimin nga jeta të babait të tyre.
Ka nisur gjyqi mbi shkaqet që çuan në vdekjen e Diego Armando Maradonës. Vajzat e tij Dalma dhe Giannina kanë shprehur dyshimet e tyre në funksion të gjyqit që përfshin tetë anëtarë të stafit mjekësor, të cilët ndoqën ish-futbollistin në orët e tij të fundit të jetës. Në seancën e parë, e cila u zhvillua në Gjykatën e San Isidro, u përfshinë neurokirurgu, psikiatria, psikologu, mjekja Nancy Forlin e cila koordinoi kujdesin në shtëpi, koordinatorin e infermierisë, dy infermierët, si dhe mjeku i përgjithshëm Pedro Di Spagna, të akuzuar për veprën penale të vrasjes me mashtrim.
Personeli i kujdesit shëndetësor, i destinuar për të ndihmuar Diego Armando Maradonën deri në ditën e vdekjes së tij më 25 nëntor 2020 në moshën gjashtëdhjetë vjeçare, rrezikon nga 8 deri në 25 vjet burgim. Gjykata e Apelit dhe Garancisë në San Isidro kishte refuzuar kërkesat për anulimin e gjykimit, kundër tetë të pandehurve.
Para se të hynte në sallën e gjyqit, avokati i vajzave të ish-futbollistit argjentinas, Fernando Burlando, shpjegoi se jo vetëm është e nevojshme të identifikohen vetëm ata që janë përgjegjës për vdekjen, por edhe “cila ka qenë arsyeja e vërtetë” pasi “pa dyshim bëhet fjalë për një grup që ka patur një interes të qartë.
Ndërkohë, zyra e prokurorisë lokale ka kërkuar një inspektim të shtëpisë ku Maradona jetoi deri në ditët e fundit të jetës.