Kukësi dhe Vllaznia janë gati për të nisur betejen e javës së 28-të të kategorisë Abissnet Superiore të futbollit shqiptar. Një ndeshje që edhe pse për momentin skuadrat paraqesin pozicione të ndryshme në tabelën e klasifikimit, pritet të jëtë shumë e dyluftuar në fushën e lojës.
Vllaznia e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani, duke përfituar nga ndalja e Egnatias dje në Korçë ku u mund nga Skënderbeu me rezultatin 2-0, kërkon që me një fitore sot në transfertën e Kukësit të marrë kreun e tabelës së klasifikimit.
Nga ana tjetër, Kukësi që gjendet në një pozitë shumë të vështirë për rënien nga kategoria Superiore, kërkon edhe ai fitore, gjë që është përcjellë edhe me entuziasmin e trajnerit Bledar Devolli, i cili nga ana e tij ka deklaruar se do të ndalë Vllazninë në “Kukës Arena”
Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje me mungesa titullarësh, ku në kampin kuqeblu spikasin Smajli dhe Krymi të skualifikuar me kartonë.
Kukësi: Tafas, Lamçe, Zhongo,Hasaj, Mingo, Duka, Beshiraj, Zenunaj, Salami, Lala, Nikolai. Trajner: Bledar Devolli
Vllaznia: Mehidri, Juriç, Gruda, Sala, Çobaj, Boshnjaku, Mala, Hakaj, Stojanoviç, Alivoda Balaj. Trajner: Qatip Osmani