Sunday, May 5, 2024

Basketboll Meshkuj-Kryendeshja e javës së 18-të, Vllaznia-Besëlidhja, sot ora 16:00 në “Qazim Dervishi”

Lexo

Pallati i sportit “Qazim Dervishi” i qytetit të Shkodrës pret sot kryendeshjen e javës së 18-të të Kampionatit Kombëtar të Superligës në basketboll për meshkuj duke ballafaquar, Vllazninë vendase dhe Besëlidhjes kryesuese të tabelës së klasifikimit.

Një ndeshje që ia vlen për t’u parë, pasi djemtë kuqeblu të drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi po bëjnë një përfaqësim tejet dinjitoz në këtë sezon sportiv.

Sfida në fjalë pritet të ndiqet nga një tifozëri e shumtë në numër, e cila ashtu si edhe herët e tjera pritet të jetë mbështetëse kryesore në arritjen e një fitoreje të mundshme nga skuadra e tyre e zemres Vllaznia.

Në kuadër të rëndësisë së kësaj ndeshje, Shoqata e Basketbollit Vllaznia, ka publikuar në këtë pragndeshje edhe njoftimin në fjalë.

Vllaznia e meshkujve te basketbollit luan nje nder ndeshjet me te rendesishme te sezonit ndaj ekipit te Beselidhjes.Ndeshja do te zhvillohet sot ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ne oren 16:00.

Biletat mund ti gjeni tek Market Rroji ne rrugen e gjane .

Cmimi i biletes :100 leke. Ju mirepresim.“, shkruhet në postimin zyrtar të shoqatës së basketbollit Vllaznia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img