Saturday, November 23, 2024

Shqipëria e mbyll me humbje pjesën e parë. Pavarësisht pretendimeve për faull të kilianëve në shënimin e golit, kuqezinjtë nuk treguan vlerat e tyre të verteta në fushën e lojës

Lexo

Pjesa e parë e ndeshjes miqësore, Shqipëri-Kili mbyllet me fitoren e kombëtares kiliane me rezultatin 0 me 1 me gol të shënuar nga Vargas në minutën e 20-të.

Pavarësisht reagimit të kampit kuqezi për një pretendim të një faulli ndaj Hysajt dhe prekje të topit me dorë nga sulmuesi kilian Davila që shërbeu për autorin e golit, duhet thënë se skuadra e jonë përfaqësuese nuk është se shfaqi vlerat e saj më të mira.

Sidomos reparti sulmues, megjithë përpjekjet e Asani, Bajramit, Ramadanit dhe Manajt, ishte i pafuqishëm dhe konfuz në gjetjen e golit në portën kundërshtare.

45 minutëshi i dytë, pritet të nis me ndyshime në formacionin kuqezi, ku ndër të tjera tifozëria kuqezi, pret të shikojë në fushën e lojës sulmuesin Armando Broja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img