Saturday, November 23, 2024

Shqipëria U21 mundet nga Zvicra U21 në “Air Albania”. Kualifikueset e Kampionatit Europian 2025

Lexo

Shqipëri U21-Zvicra U21, 1-3

(Shënues: Stiven Shpendi 90+2’/Surdez 29’, Sanches 59’, Keller 76’)

Formacioni i Shqipërisë U21: Simon Simoni (G), Agan Mjaki, Ajdi Dajko, Adrian Bajrami, Elmando Gjini, Paulo Buxhelaj, Medon Berisha (C), Feta Fetai, Adrion Pajaziti, Ermir Rashica, Ardit Nikaj.(U aktivizuan: Ermis Selimaj, Stiven Shpendi). Trajner Alban Bushi.

Shqipëria U-21 zhvilloi sot sfidën e radhës ndaj Zvicrës U-21 e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë. Takimi i luajtur në stadiumin “Air Albania” përfundoi me fitoren e Zvicrës 3-1.

Trajneri Alban Bushi e nisi me këtë formacion titullar takimin ndaj Zvicrës U-21: Simon Simoni (G), Agan Mjaki, Ajdi Dajko, Adrian Bajrami, Elmando Gjini, Paulo Buxhelaj, Medon Berisha (C), Feta Fetai, Adrion Pajaziti, Ermir Rashica, Ardit Nikaj.

Ndeshja nisi me Shqipërinë më kërkuese që provoi të ushtrojë presion që në fillim. Me kalimin e minutave loja ishte e balancuar, ndërsa Zvicra mori avantazhin në të 29-ën me Surdez që shënoi nga goditja dënimit. Në fundin e pjesës së parë Shqipëria ishte shumë pranë golit me kapitenin Medon Berisha, por gjuajtja me kokë përfundoi jashtë.

Kaq mjaftoi për pjesën e parë, ndërsa fraksioni i dytë nisi me dy ndryshime për kuqezinjtë. Në fushën e lojës u aktivizuan Ermis Selimaj dhe Stiven Shpendi.

Zvicra realizoi edhe golin e dytë në të 59-ën me Sanches i cili u tregua i saktë nga brenda zonës. Në vijim Shqipëria u mundua të reagonte dhe pati disa raste të mira me Frrokun dhe Shpendin por pa sukses.

Zvicra shënoi edhe golin e tretë në minutën e 76-të me Aaron Keller. Lojtarët kuqezi insistuan deri në fund për të gjetur rrugën e rrjetës dhe ja dolën mbanë me Stiven Shpendin. Në fund takimi u mbyll 3-1 për Zvicrën U-21.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img