Sunday, May 5, 2024

(Video) Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, leksion i hapur me studentët “Riaftësimi i shpejtë i sportistëve pas stërvitjes”. I ftuar profesori amerikan Fhil Bishop

Lexo

“Riaftesimi i shpejtë  i sportistëve pas stërvitjes”, ishte tema e një leksioni të hapur që Departamenti i Edukimit Fizik dhe i Sporteve  në Universitetin e Shkodrës “ Luigj Gurakuqi” të Shkodrës organizoi sot  me studentë të kësaj dege, ku i ftuar ishte profesori amerikan Fhil Bishop.

Pjesë e këtij takimi ishin studentë të Universitetit të Shkodrës, pedagogë,  por edhe sportistë e trajnerë të sporteve të ndryshme në Shkodër.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, shefi i Departamenti të Edukimit Fizik dhe sporteve, Giulio Zefi, tha se aktivitete të tilla janë pjesë e kësaj dege, por pjemarrja në këtë leksion i një prej trajnerëve të njohur në amerike është mjaft e rëndësishme.

Sipas tij, ky trajnim ju shërben trajnerëve për të përmirësuar gjendjen fizike të sportistëve në kohë më të shpejtë dhe për të shmangur dëmtimet, të cilat janë më të shpeshta kur kalendari është i ngjeshur.

Amerikani Bishop është Profesor emeritus i Shkencave të lëvizjes në Universitetin e Alabames. Ai është autor i dy librave, mbi 200 botimeve të referuara dhe ka qënë mentor i 42 studenteve të doktoratures si kryetar disertacioni.

Njëkohësisht, profesori amerikan Bishop ka qënë shkencëtar vizitor në Qendren Hapësinore Johnson të NASA, ka qënë Profesor vizitor në Akademinë Ushtarake të SHBA-së, ka qënë studiues vizitor në Qendren Kombetare Suedeze te Sporteve Dimërore dhe ka shërbyer si felloë fulbright në Universitetin e Botsvanes.

(Video) Prononcimin e plotë të shefit të Departamenti të Edukimit Fizik dhe sporteve pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Giulio Zefi, si dhe pamje nga leksioni i hapur mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img