Nuk ka shumë kohë për të pushuar për ekipet e Superiores. Skuadrat do të duhet të nisin menjëherë përgatitjet për sfidën e radhës. Java e 32-të e Superiores do të luhet në dy ditë,të premten dhe të shtunën.
Gjithçka do të startojë me sfidën mes Erzenit dhe Tiranës,përballje që do të luhet në “Arena e Demave” duke nisur që nga ora 15:00 të ditës së premte. Shijakasit do të kërkojnë një tjetër fitore për mbijetesën,ndersa nga krahu tjetër bardheblutë tentojnë 3 pikët për të kapur një vend në “Final-Four”.
Paralelisht me sfidës e Rrogozhinës do të luhet edhe në “Kukës Arena”, ku Kukësi dhe Skënderbeu do të përplasin “brirët” për 3 pikët. Të dyja skuadrat do të tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat për të hedhur prapa krahëve humbjet e javës së kaluar. Gjithashtu verilindorët do të luajnë shanset e fundit për mbijetesën,ndërsa korçarët kërkojnë të luftojnë deri në fund për “Final-Four”.
Të shtunën do të luhen 3 sfidat e tjera. Laçi-Egnatia ngre siparin e kësaj dite në orën 15:00. Kurbinasit e Armando Cungu duan të vazhdojnë me ecurinë pozitive dhe në shtëpi nuk kanë rrugë tjetër veçse fitores,teksa rrogozhinasit tentojnë 3 pikët për të “blinduar” vendin e parë në klasifikim.
Në orën 18:00 do të luhet në kryeqytet dhe Durrës. Partizani do të presë Dinamon për të bërë mes tyre llogaritë e derbit të 4-të të këtij sezoni në kampionat,ku demat jan të dënuar vetmë për triumfin,ndërkohë blutë do të tentojnë të fitojnë për tju marrë të kuqve edhe vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit.
Paralelisht Teuta do të luftojë “kokë më kokë” me Vllazninë për 3 pikët e kësaj jave. Pas fitores me Skënderbeun,durrsakët duan edhe një tjetër fitore për të lënë “Play-Out” ndërsa nga krhau tjetër shkodranët pas 4 javësh pa fitore synojnë rikthimin te rezultatet pozitive,pasi në të kundërt do të rrezikojnë shumë në renditje.
Të premten
Erzeni-Tirana(15:00)
Kukësi-Skënderbeu(15:00)
Të shtunën
Laçi-Egnatia(15:00)
Teuta-Vllaznia(18:00)
Partizani-Dianamo(18:00)
Fatos LAMAJ