Monday, April 29, 2024

(Video) Basket Femra-Vllaznia fiton pjesën e parë, por dëmtimi i Reshpjes në pjesën e dytë ndikon në humbjen e gjysmëfinales së dytë me Flamurtarin. Vlonjatet shkojnë në finale

Lexo

Vllaznia-Flamurtari  40-58(14-16, 9-6, 5-20, 12-16)

Flamurtari-Vllaznia 58 me 40. Vllaznia-Flamurtari, 40-58. Këto janë dy rezultatet e ndeshjeve gjysmëfinale të Kampionatit Kombëtar në basketboll për femra.

Interesant është fakti, se skuadra vlonjate ka arritur të fitojë me të njëjtat shifra, si ndeshjen e parë të luajtur në Vlorë, si dhe atë që u luaj pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Dy fitore këto që e kualifikojnë me meritë Flamurtarin në finalen e Kampionatit Kombëtar të basketbollit për femra.

Megjithatë, referuar duelit të sotëm duhet theksuar se basketbollistet shkodrane të drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj zhvilluan një pjesë të parë model.

Rivalitet në periodën e parë, e cila fitohet 14-16 nga Flamurtari, ndërkohë që Vllaznia fiton periodën e dytë 9-6 duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 23 me 22.

Fatale për Vllazninë rezulton perioda e tretë, e cila fitohet thellësisht 5 me 20 nga Flamurtari. Me këtë disavantazh, Vllaznia e ka të vështirë të ndalë mikeshat nga Vlora, të cilat duke përfituar edhe nga dëmtimi i Bernarda Reshpjes, pikëshënueses më të mirë të skuadrës kuqeblu, fitojnë edhe periodën e katërt 12-16 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm, 40-58.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Flamurtari basket femra, 40-58. Gjysmëfinalja e dytë e Kampionatit Kombëtar

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img