Monday, April 29, 2024

(Video) Volejboll Meshkuj-Vllaznia humbet edhe gjysmëfinalen e dytë me Partizanin dhe eleminohet nga gara e kampionatit

Lexo

Vllaznia-Partizani 1-3(25-23, 15-25, 21-25, 17-25)
Çifti gjysmëfinal i fazës Play Off të Kampionatit Kombëtar në volejbollit për meshkuj, Vllaznia-Partizani e ka mbyllur me dy takime pa qënë nevoja të luhej një i tretë. Themi kështu, pasi dy fitoret, e para në Tiranë dhe e dyta në Shkodër kanë kualifikuar Partizanin në gjysmëfinale.
Ndryshe nga ndeshja e parë e fituar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit me rezultatin 3 me 0, sfida e mbrëmjes së hënë e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe e sjellë drejtpërdrejtë në transmetimin e Veriu Sport, kishte një ritëm tjetër.
Dhe, kjo për meritë të Vllaznisë, e cila arrin të dalë fituese e setit ta parë me shifrat 25-23. Partizani kundrapërgjigjet në setin e dytë, të cilin e fiton me shifrat 15-25 duke barazuar rezultatin e seteve në 1 me 1.
Seti i tretë është fotokopje e setit të parë duke u shoqëruar me një rivalitet pikë pas pike, derisa Partizani shkëputet në pikët e fundit duke e fituar këtë set, 21-25.
Seti i katërt është përcaktuesi i të gjithë ndeshjes. Partizani për të mbyllur ndeshjen me fitore 3-1 dhe çështjen e kualifikimit, dhe Vllaznia për ta çuar ndeshjen me set final. Pas disa barazime radhazi, pritej që Vllaznia të reagonte më pozitivisht, por pas humbjes së disa pikëve me gabime të pafalshme, bie entuziasmi në radhët e kuqebluve. Këtu përfiton Partizani, që avancon duke u shkëputur saqë në fund të setit, rezultati është 17-25, duke vulosur kështu edhe rezultatin e ndeshjes, 1 me 3 në favor të Partizanit.
Kështu, me këtë humbje, e dyta radhazi në turin gjysmëfinal, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, eleminohet nga gara për titull. Ndërkohë që Partizani me trajnerin e njohur Ylli Tomorri, kalon në finale duke pritur finalistin tjetër, që do të dalë nga një ndeshje e tretë mes Tiranës dhe Erzenit.
(Video) Vllaznia-Partizani, gjysmëfinalja e dytë volej meshkuj 1-3. Veriu Sport transmetim me koment, seti i tretë dhe i katër, i plotë me koment.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img