Monday, November 25, 2024

(Video) Fillon sot, Kupa “Agim Tafili” 2024, etapa e parë: Fushë Krujë – Harku i Berdices- Mali Kolaj- Torovice- Finish Shkodër me gjatësi 128 km

Lexo

Nis sot Kupa “Agim Tafili”, aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, aktivitet ky i programuar për t’u zhvilluar për tre ditë me radhë me konkurimin e tre etapave ku çiklistët pjesëmarrës të grumpmoshave të ndryshme nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të pedalojnë në shumë kilometra duke nisur nga Fushë Kruja përgjatë autostradës Tiranë-Shkodër, për të vijuar me gërshëtimin e distancave në Torovicë, Mali Kolaj, Fishtë, Gomsiqe, e pastaj për t’u ngjitur në maloret e Rrapsh Stare të Malësisë së Madhe, të gjithë me destinacion finishin emocionues të qytetit të Shkodrës.

Sot

Etapa e parë, me itinerar: Fushë Krujë – Harku i Berdicës- Mali Kolaj- Torovice- Finish Shkodër me gjatësi 128 km.

Nesër

Etapa e dytë: Shkodër – Fishtë – Gomsiqe – Finish Shkodër me gjatësi 108 km.

Pasnesër

Etapa e tretë: Shkodër – Rrapsh Stare – Finish Shkodër 101 km e gjatë.

Ekipi i Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit Leonat Kola, një ish çiklist që ka pedaluar së bashku me Agim Tafilin për ngjyrat e Vllaznisë ka objektiv të fitojë trofeun në nderim të kësaj figure të madhe të çiklizmit shqiptar. Një gjë të tillë e përcjellin në prononcimet e tyre edhe vetë protoganistët e kësaj gare, trajneri Leonat Kola si dhe dy nga çiklistët më të mirë kuqeblu, Bruno Kola dhe Mateo Balaj.

(Video) Intervistat me trajnerin Leonat Kola, si dhe dy çiklistët Bruno Kola dhe Mateo Balaj në prag të Kupës “Agim Tafili”, si dhe pamje nga stërvitja e ekipit kuqeblu.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img