Kategoria e Parë javën që kaloi ka mësuar edhe disa nga verdiktet e këtij sezoni. Elbasani dhe Bylis kanë siguruar Superioren, teksa mes tyre do të luftojnë për titullin kampion.
Ndërkohë Flamurtari dhe Vora janë dy ekipet e para që sigurojnë matematikisht “Play-Off”, ndërsa nga krahu tjetër Tomori bie zyrtarisht në Kategorinë e Dytë. Por pavarësisht kësaj java e 30-të premton spektakël dhe do të luhet e gjitha në një ditë.
Të dielën 12 ekipet do të zbresin në fushën e lojës për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave. Të gjitha sfidat do të luhen në orën 15:00. Kështu që Korabi do të përballet me Luzin, ndërsa Apolonia do të presë Bylisin.
Një takim interesant është mes Flamurtarit dhe Elbasanit si dhe mes Kastriotit dhe Burrelit. Dy sfidat e fundit jan Lushnja-Besa dhe Vora-Tomori.
Ndeshjet e javws sw 30-tw tw Kategorisw sw Parw
Flamurtari-Elbasani(15:00)
Apolonia-Bylis(15:00)
Korabi-Luzi 2008(15:00)
Vora-Tomori(15:00)
Lushnja-Besa(15:00)
Kastrioti-Burreli(15:00)
Fatos LAMAJ