Dueli i dytë gjysmëfinal i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Egnatia nis në orën 18:00. në Në këto momete skuadrat sapo kanë dalë në fushë për nxemjen e zakonshme, ndërkohë, sa i përket formacionit, tekniku Qatip Osmani, ka fiksuar emrat e formacionit të parë. Në mungesë të pikave shumë të forta, titullarëve Hakaj dhe Stojanoviç që u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjen e parë në Rrogozhinë, ka hedhur në fushë të riun Pusi dhe Jago për pozicionet e qëndrës së mbrojtjes si të krahut të majtë të prapavijës duke i shtuar edhe pjesën tjetër, nga Qarri në portë, për të vijuar me Smajlin, Juriç, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Balaj, Gruda.