Eleminimi nga Kupa, trajneri i Tiranës Erbim Fagu: Jam i zhgënjyer, goli i dytë do na lironte

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, foli për MCN TV, pas eliminimit në Kupë nga Kukësi.

Fagu deklaroi se është i zhgënjyer, ndërsa pengu ishte pjesa e dytë, ku sipas tij, duhet të ishin më të qetë.

Jam i zhgënjyer me s ‘kualifikimin. Krijuam volum loje dhe kishim gjatë gjithë lojës topin, por Kukësi u mbrojt mirë. Nuk shënuam golin e dytë pasi do na lironte.

Duhet të shohim përpara pasi kemi kampionatin. Ne u munduam gjatë gjithë kohës të shënonim golin e dytë, por presioni i rezultatin na pengoi, ky ishte ngërçi.

Përveç pjesës së dytë ku duhet të ishim pak më të qetë nuk kam ndonjë peng. Thjeshtë duhet të shohim përpara.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu