Friday, November 22, 2024

Përfundon Kategoria Superiore/ Vllaznia siguron Europën, Tirana zyrtarisht jashtë “Final Four”, ia del Skënderbeu

Lexo

Kampionati shqiptar ka mbyllur sezonin e rregullt dhe nuk ka surpriza në javën e fundit të Kategorisë Superiore. Skënderbeu bëri detyrën në Shkodër ndaj një Vllaznie të mbushur me djem të rinj dhe mbylli sezonin e rregullt në Final 4, duke iu bashkuar pikërisht shkodranëve, Partizanit dhe Egnatias, teksa të katër skuadrat do të duelojnë për titullin kampion.

Korçarët triumfuan me rezultatin 1-5 në “Loro Boriçi”, aty ku Brdariç vendosi të paraqitet me futbollistët që kanë marrë më pak minuta, apo të rinj të akademisë, pasi humbja i siguronte Vllaznisë edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, duke qenë se Skënderbeu vijon të jetë i pezulluar dhe nuk garon dot aty.

Nga ana tjetër Tirana triumfoi sërish në Rrogozhinë, këtë herë me shifrat 0-3, por ky rezultat nuk mjaftoi që të bëhen pjesë e Final 4 për titullin kampion, teksa bardheblutë mbyllin sezonin në vendin e pestë.

Ky pozicion i mban me shpresë për një vend në Europë, por edhe këtë herë fati i Tiranës varet nga Egnatia, që nëse fiton Kupën e Shqipërisë ndaj Kukësit të martën në mbrëmje, atëherë u jep edhe bardhebluve një biletë europiane.

Partizani triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Erzenit, duke blinduar vendin e dytë, me pikë të barabarta me Egnatian, por me një bilanc negativ në përballjet direkte.

Në sfidat e tjera, Teuta mposhti Dinamon 1-0 me një gol në shtesë, ndërsa Laçi mposhti Kukësin 2-0, me kurbinasit që do të duhet të sigurojnë mbijetesën nëpërmjet një ndeshjeje shtesë, me fituesen e Play Off-it të Kategorisë së Parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img