Saturday, July 27, 2024

(Video) Boks-Debutim fantastik i Tërbunit në Kampionatin Kombëtar të moshave. Pukjanët e drejtuar nga vëllezërit Çekini, pretendent kryesor për titullin kampion

Lexo

Federata Shqiptare e Boksit po organizon në pallatin e sportit Flamurtari të qytetit të Vlorës, Kampionatin Kombëtar për moshat U-14 dhe U16. E veçanta e këtij aktiviteti është sepse për herë të parë në historinë boksit shqiptar, në këtë kampionat merr pjesë edhe ekipi i Tërbunit të Pukës.

Siç është bërë e njohur edhe më herët, ngritja e ekipit të boksit Tërbuni nisi falë bashkëpunimit që Bashkia Pukë ka realizuar me dy ish boksierët kampionë të Vllaznisë, Klaodio dhe Emiliano Çekini.

Nga marrëveshja në letër direkt në terren, dhe në harkum kohor të pak më shumë se një muaji, vëllezërit Çekini, jo vetëm që arritën të ngrejnë ekipin, por falë një përgatitje intensive dhe profesionale bënë të mundur regjistrimin, federimin dhe pjesëmarrjen në kampionatet kombëtare të moshave për kategorisë U14 dhe U16. Por, jo vetëm kaq, sepse ajo që spikat më tepër është se “Tëbuni Boks”, që në debutimin e parë historik në një kampionat kombëtar shfaqet si pretendet për fitimin e titullit kampion.

Një gjë e tillë është parë që në ballafaqimet e ditës së parë, ku sipas shortit të hedhur, Tërbuni kishte të planifikuara në kalendar gjithsej gjashtë ndeshje, ku në fund arritëm të merrnim pesë fitore dhe një humbje.

E vetmja humbje ishte ajo e boksierit Andi Serraj, i cili mbas tre raundeve luftarake nuk ja doli të fitonte.  Ndërkohë, më pas vijnë pesë fitore radhazi për ekipin e Tërbunit, njëra më e bukur se tjetra.

Kështu, Gabriel Doda dhe Kristian Jubani dalin fitues në peshat e tyre duke u kualifikuar në gjysmëfinale. Të njëjtën gjë bëjnë në vazhdim edhe tre boksierët e tjerë, Enea Brahaj, Gabriel Çermeli dhe Kleo Avdia, që me fitoret e tyre kualifikohen në gjysmësfinale.

Me një bilanc kaq pozitiv të ditës së parë, ku ndër gjashtë ndeshje pesë prej tyre mbyllen me fitore, Tërbuni  i Pukës jep sinjale shumë pozitive duke u shfaqur si pretendent kryesor për fitimin e titullit kampion.

Për ditën e dytë, nga formacioni i Tërbunit pritet të ngjiten në ring edhe shtatë boksierëve të tjerë:  Brajan Çekin, Gabriel Doda,  Kristian Jubani,  Aleksander Kolnikaj, Gabriel Çermeli, Jurgen Lazri dhe Kleo Avdia, të cilët janë shumë të mobilizuar për fitore.

(Video) Boks-Pamje nga Kampionati Kombëtar i moshave U14 dhe U16 në Vlorë. 11 maj 2024. Ndeshja e boksierit pukjan Gabriel Çermeli për peshen 60 kg kundër  P.Çela (Titans Durres), e fituar nga Çermeli i Tërbumit me rezultatin 5-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img