Katër përballje gjysmëfinale janë konsumuar mes çiftit, Vllaznia-Teuta në basketboll për meshkuj. Ndër to, dy janë fituar nga shkodranët dhe dy nga durrsakët, ndërkohë që sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Basketbollit, sot në program është përballja e pestë gjysmëfinale.
Dhe, në mbyllje të kësaj gjysmëfinale të pestë do të mësohet emri i skuadrës që shkon në finale e Play Off për t’u ndeshur me Besëlidhjen, e cila nga ana e saj ka eleminuar Tiranë me tre fitore radhazi.
Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi është nisur paraditen e sotme drejt qytetit bregdetar dhe në orën 19:00 do të zbresë në fushë për të dhënë më të mirën në fushën e lojës.
Në prononcimin e dhënë pas fitores të së enjtes në Shkodër, ku ndeshjet u barazuan në 2 me 2, trajneri i kuqebluve, Damian Bekteshi u shpreh optimist për kalimin me sukses të këtij dueli të fundit gjysmëfinale.
Ndër të tjera, optimizmi i Betkeshit bazohet tek forma e mirë që po gëzon skuadra, përfshirë edhe anën optimal në aspektin psikologjik, kur dihet se gjashtë më parë, Vllaznia fitoi në Durrës pjesën e dytë të ndeshjes së prapambetur ndaj Teutës, 50-55, gjë që shpreson dhe beson se do ta arrijë edhe në përballjen e sotme.
Por, për t’ia arritur këtij objektivi, trajneri Bekteshi kërkon edhe mbështetjen e tifozërisë kuqeblu, e cila në fakt, edhe në dy sfidat e mëparshme gjysmëfinale të luajtura në Durrës, skuadrën kuqeblu e ka ndjekur një numër i konsiderueshëm tifozësh shkodranë, gjë që pritet të ndoshë edhe sot.