Zyrtare Arne Slot, është trajneri i ri i Liverpool

Klubi anglez shpall pasardhësin e Jurgen Klopp një ditë pas javës së fundit të Premier League

Arne Slot është zyrtarisht trajneri i ri i Liverpoolit. Ai është pasardhësi i Jurgen Klopp, pas 9 vitesh të shënuara nga drejtimi teknik i ish-trajnerit të Borussia Dortmundit dhe Mainz. Trajneri holandez largohet kështu nga Feyenoord dhe i bashkohet Premier Ligës.

Ky është shënimi zyrtar nga Liverpool, i cili dje përshëndeti Jurgen Klopp në ambientin e shkëlqyer të Anfield Road kundër Ëolverhampton: “Klubi i Futbollit Liverpool ka njoftuar se Arne Slot ka arritur një marrëveshje për t’u bërë menaxheri i ri i klubit, duke marrë zyrtarisht rolin në 1 Qershor 2024, me kusht që të merret leja e punës”.

“45-vjeçari do t’i bashkohet ‘Reds’ nga Feyenoord përpara sezonit 2024-25, pasi ka arritur një marrëveshje me klubin Eredivisie për shërbimet e tij. Slot do të zëvendësojë Jürgen Klopp në krye të skuadrës pas vendimit të këtij të fundit për t’u larguar nga pozicioni në fund të sezonit aktual”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu