“Një fitore me shumë vlera ajo e Kombëtares sonë të vajzave ndaj Estonisë në transfertë me rezultatin 1-2. Besimi deri në fund për të fituar u shpërblye dhe tani na duhet angazhim maksimal të martën kundër Luksemburgut në “Elbasan Arena”.
Inkurajoj vajzat tona para kësaj sfide dhe pres që tifozët në Elbasan të jenë në mbështetje të skuadrës në këtë ndeshje vendimtare për vendin e parë në grup.”, shkruan kreu i FSHF-së, Armand Duka në mesazhin falenderues ndaj skuadrës kuqezi të drejtuar nga trajneri shkodran, Armir Grima.