Fitoi në transfertë ndaj Partizanit, hungarezi i pankinës së Vllaznisë, Csaba Laszlo: “Jam i lumtur , ishte një shpirt skuadre dhe gjithashtu një punë e vështirë”

Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë, Csaba Laszlo, pas ndeshjes Partizani-Vllaznia 0-1

“Jam i lumtur për arsyen se e fituam këtë ndeshje. Ishte një shpirt skuadre dhe gjithashtu një punë e vështirë. Kemi bërë disa gabime, por në përgjithësi puna e ekipit ishte e rëndësishme, sidomos pas kartonit të kuq. Në përgjithësi, ishte e rëndësishme për ekipin, sepse tregon se mund të fitojmë edhe jashtë fushës sonë.

Kisha tre variante taktike për sot. Në pjesën e parë u thashë lojtarëve që t’i linim të vinin drejt nesh. Ishte mirë, sepse kishim dy raste në kundërsulm për të shënuar. Por në pushim isha i mendimit se humbëm shumë situata një kundër një, me kundërsulmet me Muratajt në të majtë, dhe bëra ndryshime taktike. Afrova në krahë lojtarë të shpejtë dhe u thashë se ishte mundësia jonë, sepse lojtarët e krahut të Partizanit ishin të hapur. E dinim që nuk do të ndaleshim dhe se kishim hapësira. E përdorëm mirë, fituam penalltinë. Pas saj u duk sikur ishim 11 kundër 11 dhe e menaxhuam mirë. Emanueli bëri gabim dhe ndryshuam përsëri nga ana taktike. Luajtëm me një mesfushë kompakte, pa pikë referimi. Ndryshimi i fundit ishte që pjesa më e madhe shton një qendërmbrojtës për të shmangur topin në qendër, por unë bëra ndryshim me Perez dhe hoqa një lojtar numër 6, që të ndaloja sulmet që vinin me topin e gjatë nga mbrapa. E bëmë mjaft mirë.

Ndonjëherë është edhe fat, sepse Partizani i kishte rastet e veta, sidomos në minutat e fundit. Kishim fat, por kemi punuar për të. Jam i lumtur për ekipin, sepse fitorja është e tyre.

Këto tri pikë janë të rëndësishme, sepse e dini që ndeshja është gjithmonë më e rëndësishme për t’u fituar. Por se si fiton është puna jonë. Jo gjithmonë ekipi që ka mbajtjen e topit apo më shumë gjuajtje mund ta fitojë ndeshjen”, tha Laszlo për RTSH pas ndeshjes.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe