Shqipëria do të luaj me Kroacinë një nga ndeshjet më të rëndësishme në “Euro 2024”. Kuqezinjtë në orën 15:00 do të sfidojnë kroatët në sfidën e dytë në grupin B.
Në “Volksparkstadio” ekipet përplasin “brirët” vetëm për 3 pikët për të mbajtur “gjallë” shpresat për kalimin e grupit. Silvinjo do të luaj për “jetë a vdekje”,pasi ndaj kroatëve luan ndeshjen e “jetës”.
Aktualisht të dyja ekipet kanë nga 0 pikë në grupin B,pasi në sfidat e para të tyre jan mposhtur nga Italia dhe Spanja. Në këto kushte dueli mes tyre ditën e sotme është “finale” për vendin e 3-të.
Tifozët
Rreth 40 mijë tifozë shqiptarë priten sot në “Volksparkstadion Hamburg”. Kjo është çfarë ka konfirmuar një anëtar i Tifozave Kuq e Zi në lidhje të drejtpërdrejt me emisionin “Kampionët” në Klan TV.
Herën e fundit në Dortmund,tifozët kuqezi ishin mbi 50 mijë. Stadiumi mbante në total 61 mijë tifozë.
Tashmë në Hamburg kapaciteti është 57 mijë. Sërish tifozët shqiptarë pritet ta pushtojnë dhe pse duhet theksuar se kroatët gjithashtu njihen për numrin e shumtë në stadium.
Kujtojmë se sfida mes Shqipërisë dhe Kroacisë luhet sot në orën 15:00. Ky do të jetë takimi i dytë për përfaqësueset në grupin B të “Euro 2024”.
Formacioni
UEFA dha një parashikim për titullarët,teksa Silvinjo nuk duket se do e ndjekë. Grupi ka mbyllur i plotë stërvitjen e fundit dhe dilema e vetme shihet mes Seferit dhe Arbër Hoxhës.
Ky i fundit pati ndikim në ndeshjen e fundit dhe mund të mar një vend titullari. Tashmë gjithçka mbetet në dorën e brazilianit.
Shqipëria:Strakosha,Hysaj,Gjimshiti,Ajeti,Mitaj,Ramadani,Asllani,Seferi(Hoxha),Bajrami,Asani,Broja Trajner:Silvinjo.
Fatos LAMAJ