Friday, November 22, 2024

“Falja është burrërore”, Daku kërkon ndjesë për koret pas ndeshjes me Kroacinë

Lexo

UEFA ka hapur një hetim për ndeshjen Kroaci – Shqipëri(2-2), të luajtur në Hamburg. Në qendër të hetimit është dhe futbollisti i Kombëtares shqiptare Mirlind Daku, për thirrjet me megafon pas ndeshjes.

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ishin ankuar për Dakun. Kështu organizata më e rëndësishme e futbollit europian është detyruar të nisë hetimin.

Së fundmi Daku ka kërkuar falje përmes rrjeteve sociale. Sulmuesi i Kombëtares tregon se ka qenë efekti i ndeshjes që e ka shtyrë të përfshihet me tifozët, ndërsa vazhdon të punojë për ëndrrën e përbashkët në Europian.

Postimi i Mirlind Dakut: 

“Përshëndetje të gjithëve. Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024.

Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.

Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar. Me respekt, Mirlind Daku.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img