Thursday, July 18, 2024

Europiani “Gjermani 2024”-Emocionet e grupit B. Pas Spanjës, në garë për të kaluar turin janë Italia, Kroacia dhe Shqipëria

Lexo

Grupi B ka mbyllur raundin e dytë të ndeshjeve. Shqipëria barazoi dje 2-2 përballë Kroacisë, ndërsa Spanja mposhti sonte 1-0 Italinë. Spanja është e vetmja që ka siguruar kualifikimin si vendi i parë. Iberikët ndodhen në kuotën e 6 pikëve.

Pas tyre vjen Italia me 3 pikët që fitoi kundër Shqipërisë. Në anën tjetër Shqipëria lë pas Kroacinë, dhe pse të dyja janë kuotën e vetëm 1 pike. Kjo për shkak të golavarazhit me 2 gola më mirë që ka Shqipëria. Por si mund të sigurojë kualifikimin Shqipëria?

Një fitore ndaj Spanjës është skenari më i sigurt. Këto të fundit duke qenë se kanë siguruar kualifikimin, luajnë pa motiv kundër djemve të Silvinjos. Në anën tjetër, Shqipëria mund të mbetet vend i tretë  dhe nëse humbet ndaj Spanjës. Për këtë humbja nuk duhet të jetë e thellë dhe po ashtu Italia duhet të mposhtë Kroacinë. Më pas hy në lojë renditja e vendeve të treta. Ky skenar megjithatë është më i vështiri.

Ndeshjen e fundit Shqipëria e luan me Spanjën, ndërsa Italia kundër Kroacisë. Gjithçka vendoset më 24 qershor prej orës 21:00.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img