Saturday, September 28, 2024

Europiani “Gjermani 2024”-Sonte, ora 21:00, Shqipëri-Spanjë, momenti historik i kuqezinjëve për të kaluar grupin

Lexo

Mbrëmja e sotme do të jetë spektakolare në Euro 2024. Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë në orën 21:00 për të luajtur një nga ndeshjet më të rëndësishme të saj në këtë Europian.

Kuqezinjtë luajnë ndaj Spanjës në “Merkur Spiel-Arena” në Duseldorf, ku do të jenë all-in për fitoren. 3 pikët janë rruga e vetme e Silvinjos dhe “djemve” të tij për tu kualifikuar në fazën tjetër të këtij turne.

Një sfidë ku në lojë është kualifikimi, me Shqipërinë që synon të shkruajë historinë në këtë Euro 2024. Ndërkohë përballë kanë “Furinë e Kuqe”,që ka mbyllur çdo llogari për kualifikimin për në fazën tjetër,teksa ka kaluar më tej si e para e grupit B.

Të gjithë jemi “sy e veshë” nga Duseldorfi,ku të gjithë ne kërkojnë fitoren për të qenë në “Play-Off” dhe mes 16 ekipeve më të mira të këtij turneu.

Shqipëri:Strakosha,Hysaj,Gjimshiti,Ismajli,Mitaj,Asllani,Ramadani,Laçi,Bajrami,Hoxha,Broja Trajner:Silvinjo

Spanje:Raja,Navas,Naço,Laport,Grimaldo,Lopez,Merino,Ruiz,Torres,Olmo,Ojarzabal Trajner:Luis De La Fuente

Fatos Lamaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img