“Mendoj se ky grup lojtarësh ka të ardhme në vitet në vazhdim”.
Foto Strakosha, në një lidhje direkte në “Europiani 3D” në RTSH, ka folur për ecurinë e kuqezinjve në Euro 2024. Ndër të tjera ai ka theksuar: “Nëse nuk do e kishim vlerësuar Italinë më tepër se sa duhej, mund të them se do kishim marrë një rezultat më të mirë”.
“Pas golit të shënuar, mendoj se lojtarët kuqezi u tërhoqën më tepër se sa duhej. Na zuri paniku, ishim të papërgatitur për të administruar atë situatë”.
“Uroj që të mos bëjmë të njëjtin gabim, ashtu si në vitin 2016, duhet të reagojmë sa më shpejt. Ekipi është në rritje, nga momente të caktuara do nxjerrim mësim që të gjithë. Nuk kishte vetëm zhgënjim, kishte momente që na bënë krenarë që të gjithëve”.
Përgjegjësi shumë e madhe – “E kam vënë veten në dilemë, nëse Thomas, djali im, duhet të luante apo jo në ndeshjen kundër Italisë. Nëse lojtarët kanë më shumë minuta, atëherë edhe cilësia rritet. Mendoj se ky grup lojtarësh ka të ardhme në vitet në vazhdim”.