“Ne duhet të krijojmë dhe të shfrytëzojmë më shumë shanset”
Kasper Hjulmand, trajneri i Danimarkës ka komentuar humbjen 2-0 përballë Gjermanisë në fazën e 16-shes që solli dhe eliminimin nga Euro 2024.
“Vitet e fundit, ne kemi treguar se jemi afër skuadrave të mëdha, por vetëm një gjë mungon: Ne duhet të krijojmë dhe të shfrytëzojmë më shumë shanset. Ambicia jonë është të ecim përkrahë me skuadrat e mëdha. Ndonjëherë arrijmë në gjysmëfinale, ndonjëherë jo, Kroacia ka pasur disa vite të shkëlqyera, dhe këtu duam të jemi”.
“Ne erdhëm këtu duke e ditur se nuk mund të humbim shumë topin. Ne përfshimë më shumë Christian [Eriksen], por gjithsesi humbëm diçka në sulm. Por fituam në prapavijë”.
“Ne do të reflektojmë për këtë dhe do të shohim se si mund ta përmirësojmë ekipin. Duhet të punojmë se si t’i mbajmë tifozët pas nesh – ata janë të jashtëzakonshëm dhe edhe një herë më duhet t’i falënderoj për mbështetjen e tyre këtu në Gjermani dhe gjithashtu në shtëpi. Kam një ekip të mrekullueshëm me lojtarë të mrekullueshëm, të cilët mbështesin njëri-tjetrin”.