Saturday, November 23, 2024

Miqësorja, Napoli-Egnatia, italianët nxjerrin në shitje biletat

Lexo

Të gjithë tifozët shqiptarë, të cilët do të dëshirojnë të ndjekin ndeshjen mes Napolit dhe Egnatias do të duhen që të pajisen me biletë për të hyrë në stadiumin “Teofilo Patini” të Kastel di Sangros.

Miqësorja, e cila do të mbahet më 28 korrik, do të do të jetë e treta për Napolin në këtë fazë përgatitore. Klubi kampan ka bërë me dije se biletat do të nxirren në shitje ditën e hënë më 22 korrik ndërsa çmimi do të jetë i ndryshëm për tifozët nën 14 vjeç.

Kështu një vend në tribunë do të shitet për 40 euro ndërsa për tifozët nën 14-vjeç do të jetë 25 euro. Në sektorët e tjerë të impiantit një biletë do të kushtojë 25 euro ndërsa për tifozët nën 14 vjeç do të kushtojë 14 euro. Sa i përket anësoreve kostoja e biletës do të jetë 14/10 euro.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img