Tifozët e Vllaznisë i shprehin mirënjohjen Klodian Duros, elbasanasit që luajti 23 vite me parë me Vllazninë, por edhe ndë më të mirët e kombëtars kuqezi!
Klodian Duro, futbollisti nga Elbasani që luajti me Vllazninë në vitin 2000 – 2001 dhe dha një kontribut vëndimtar që, Vllaznia me president të ndjerin Myftar Çela, të fitonte titullin kampion, kujtohet me respekt edhe sot nga tifozët shkodran.
Një grup prej tyre e ftuan Duron në Shkoder, dhe në shenjë mirënjohje i kushtuan një aktivitet mjaft mbresëlenës. Mes përshëndetjeve dhe falenderimeve për kontributin që ai ka dhënë për ekipin e Vllaznisë, Sandër Dema, në rolin e organizatorit të grupimit të tifozëve të vjetër të Vllaznisë i dhuroi Klodian Duros shallin e Vllaznisë si dhe uniformën kuqeblu të personalizuar me emrin e tij e cila mbante numrin 10-të, atë që Duro mbante gjatë kohës që luajti për Vllazninë.
Musa KURTULAJ