Sunday, November 24, 2024

Volejboll Meshkuj/Vllaznia-Partizani 0-3, të kuqtë e Ylli Tomorrit shkojnë në finale

Lexo

Partizani i drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri është finalisti i parë i fazës finale të Play-Offit në volejboll për meshkuj. Këtë të drejtë skuadra kryeqytetase e arriti pasi mundi dy herë radhazi Vllazninë e Shkodrës në duelet gjysëmfinale të fazës Play-Off.

Fitorja e parë e të kuqve u regjistrua në ndeshjen e luajtur tre ditë më parë në Tiranë me rezultatin 3 me 0, ndërkohë që të njëjtin rezultat 0-3 e përsëriti  edhe në ndeshjen e dytë në Shkodër.

Në sfidën e dytë luajtur mbrëmjen e së hënës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, Partizani fitoi setin e parë me shifrat 20-25. Vllaznia e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja bën përpjekjet e duhura për të marrë setin e dytë duke synuar ta kthejë lojën në favor të saj, por duket se mungesat e titullarëve në formacion në këtë ndeshje, mes të cilave edhe ajo e shtatlartit Rrashketa ndikuan në përformancën e skuadrës. Partizani nga ana e tij nuk lëshon në fushën e lojës duke e mbyllur me fitore edhe setin e dytë me të njëjtat shifra, 20-25.

Madje edhe seti i tretë ka të njëjtat shifra me dy të parët, 20 me 25 në favor të Partizanit që në harkun kohor të 75 minutave lojë e fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 0 me 3. Në këtë mënyrë, Partizani është finalisti i parë që pret të diskutojë fitoren e titullit kampion me finalistin tjetër që pritet të mësohet pas ndeshjes së tretë gjysëmfinale, Erzeni-Tirana.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img