Sunday, April 28, 2024

Shkodrani Hysaj, pranë marrëveshjes me Milanin

Lexo

Për shkodranin Elseid Hysajn që aktualisht është pjesë e Napolit në serinë A të futbollit Italian ka kohë që flitet për transferimin e tij në skuadra të ndryshme. Nga sa është komentuar në mediat italiane, për Hysajn janë të interesuar skuadra brenda Italisë, por ndërkohë emri i tij lakohet edhe në skuadra potente të rangut europian dhe më gjërë.

Megjithatë, lajmet e fundit bëjnë të ditur se i interesuar për shkodranin Hysaj është edhe Milani. Drejtuesit e merkatos së skuadrës në fjalë kanë theksuar se kërkojnë një mbrojtës të djathtë në tregun e transferimeve. Sipas të gjitha gjasave, Diogo Dalot nuk do të qëndrojë me kuqezinjtë për një sezon tjetër dhe për këtë arsye Maldini dhe Massara kanë nisur të shikojnë përreth.

Siç raportohet nga portali alfredopedulla.com, klubi kuqezi duket se është shumë i interesuar për Elseid Hysaj, mbrojtësin e djathtë, të cilit I skadon kontrata me skuadrën e Napolit në fund të sezonit. Mbrojtësi kuqezi mund të luajë edhe në të majtë.

Sipas thashethemeve më të fundit, Hysaj i ka kërkuar Milanit 3 milionë euro në sezon, por mund të mbyllet me 2.5 milionë plus bonuse. Klubi kuqezi,  me siguri do të godasë pasi të ketë siguruar  kualifikimn për në Ligën e Kampionëve, por nuk përjashtohet mundësia që Maldini të mund të përshpejtojë në ditët në vijim.

 Objektivi është që të blihet një mbrojtës i besueshëm me një kosto të arsyeshme. Hysaj pasqyron këto karakteristika, gjithashtu sepse lojtari është 27 vjeç, dhe për këtë arsye ka përvojën e duhur për të qenë i dobishëm për kauzën kuqezi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img