Thursday, November 21, 2024

Futboll Femra-Vllaznia fiton edhe miqësoren e dytë. Pas Buduçnostit(7-0), mund edhe Mitrovicen 0-1 në transfertë

Lexo

Mitrovica-Vllaznia  0-1(Shënuese: Raianna Jones)

Formacioni i Vllaznisë: Hyska, Ramadani, Bajraktari, Mustard, Curri, Franja, Berisha, Preosley,  Doçi, Borci, Jones.(U aktivizuan: Rainolds, Sanera, Ndoj, Mustafaj, Caka,Vrucaj,Vuksani). Trajner: Nikolin Leka

Dy ndeshje, dy fitore, ky është bilanci i ballafaqimeve që Vllaznia ka regjistruar në ndeshjet miqësore të luajtura në harkun kohor të katër ditëve. Pas fitores së thellë me shifrat 7 me 0 ndaj Buduçnostit të Podgorices së Malit të Zi, takim ky i luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, fitorja e dytë ka qënë pasditen e djeshme ndaj Mitrovicës, kampiones së Kosovës në futboll për femra.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Perparim Thaçi” te Prizrenit mes dy skuadrave të cilat do të luajnë në Ligën e Kampioneve të Europës ka qënë shumë e dyluftuar. Këtë e verteton edhe rezultati i ndeshjes, ku fituese është përcaktuar me vetëm një gol të shënuar. Dhe, ai ka ardhur në portën e Mitrovicës kur futbollistja e Vllaznisë Raianna Jones ka kaluar në avantazh skuadrën kuqeblu. Një futbolliste kjo e ardhur në merkaton e veres, që po tregon një formë të mirë sportive duke dhënë sinjalet e një golashënuese lider në radhët e kuqebluve, kur kemi parasysh edhe tregolëshin e shënuar katër ditë më parë ndaj Buduçnostit në “Loro Boriçi”. Kjo ka ndodhur në pjesën e parë, e cila ka përfunduar me rezultain 0 me 1 për Vllazninë, rezultat ky që ka qëndruar n fuqi deri në fund të takimit.

Sa i përket formacionit, trajneri Nikolin Leka e ka filluar ndeshjen me lojtaret më të mira: Në portë Hyska, për të vijuar në mbrojtje Ramadani, Bajraktari, Mustard, Curri. Mesfusha përbëhej nga Franja, Berisha, Preosley, dhe në sulm treshja Doçi, Borçi, Jones. Gjatë ndeshjes, ka patur minuta të mjaftueshme edhe për zëvendësueset, Rainolds, Sanera, Ndoj, Mustafaj, Caka, Vrucaj, Vuksani.

Deri në ndeshjen zyrtare të Ligës së Kampioneve të Europës që do ta luajë me datë 4 shtator në transfertë ndaj kampiones së Gjeorgji ËFC Lanchkhuti, Vllaznia e futbollit femra ka planifikuar të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore, e cila në mungesë të kundërshtarëve ka vendosur ta luajë përballë ekipit të meshkujve të Akademisë Vllaznia U-17.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img