Friday, November 22, 2024

Auron Miloti për prag klasiken Vllaznia-Tirana. Ish futbollisti që ka luajtur me të dyja skuadrat: Fiton Vllaznia me gol të Kevin Dodajt!

Lexo

Vllaznia-Tirana e së dielës ndoshta nuk vjen me dy skuadrat në nivelet e tyre më të larta, por mbetet një nga sfidat më të bukura të Superiores. Jo më kot konsiderohet edhe “Klasikja e Shqipërisë”.
Shkodranët vijnë në këtë ndeshje pas fitores me Partizanin në kryeqytet dhe janë më të motivuar për të triumfuar edhe ndaj Tiranës, që vjen pas barazimit në Laç. Edhe pse në javën parë pati një mungesë të theksuar të tifozëve në stadiume, në “Loro Boriçi” pritet të jetë ndryshe, sepse askush nuk do ta humbasë këtë sfidë.
Ish-sulmuesi Auron Miloti, i cili ka luajtur me të dy ekipet, është i bindur për spektaklin në tribuna dhe shpreson që të ketë spektakël edhe në fushë. Në një intervistë për “Panorama Sport” ai shprehet se Vllaznia do ta përmirësojë lojën, por Brdariç nuk mund të dhurojë emocione si herën e parë që ishte në Shkodër, sepse ka lojtarë të tjerë. Miloti uron që të dielën të shënojë sulmuesi i ri Dodaj dhe t’i japë fitoren Vllaznisë.
Miloti, para pak ditësh startoi kampionati i 86-të i futbollit, si e patë debutimin e skuadrave?
Fillimi i kampionatit tregoi që ekipet e Superiores janë akoma në fazën e kolaudimit dhe nuk janë ende aty ku duhet. Mbeten edhe pak ditë edhe nga mbyllja e merkatos dhe besoj se kjo reflektohet edhe tek ekipet pjesëmarrëse. Kush më pak e kush më shumë po kërkon lojtarët e denjë për klubin e vet.
Një parashikim i Milotit dhe kush mund të shënojë kundër Tiranës?
Më pëlqen Kevin Dodaj. Do të doja që të shënonte ai si një futbollist i ri. E po ashtu t’i dhuronte fitoren Vllaznisë kundër Tiranës.
Endri ÇINARI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img