Vllaznia e futbollit femra është në përgatitje e sipër për nndeshjet europiane që nisin me datë 4 shtator, ku skuadra kuqeblu do t’i luajë ndeshjet e grupit 2 në Gjeorgji.
Por, ndërkohë, falë figurës së mirë si pjesëmarrëse sistematike e përvitshme në konkurimin e Ligës së Kampioneve, ka bërë që emri i Vllaznisë të jetë i respektuar mes skuadrave të elitës së futbollit europian.
Një gjë e tillë vertetohet edhe nga fakti, kur njëra prej skuadrave më të njohura të kontinentit, Olympique Lyonnais i Francës ka kërkuar të zhvillojë një ndeshje miqësore me kampionen e Shqipërisë, Vllazninë e Shkodrës.
Për ftesën e ardhur nga klubi francez, foli gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të merkatos kuqeblu të femrave, edhe presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija.
Ndërkohë, përmes faqes zyrtare të klubit Vllaznia të femrave, konfirmohet ftesa zyrtare për këtë miqësore e ardhur nga klubi francez Olympique Lyonnais duke u planifikuar që kjo ndeshje të luhet më datë 14 shtator në Lyon të Francës. Për t’u theksuar është se kundërshtari i kësaj miqësoreje për Vllazninë është shpallur 17 herë kampione e Frances, ndërkohë që është edhe 8 here fituese e Champions League, më shumë se asnjë skuadër tjetër europiane.
(Video) Prononcimi i presidentit të KFF Vllaznia, Lazër Matija për ftesen e ardhur nga klubi francez, Olympique Lyonnais.