Një shkodran është shpallur kampion në Turneun e Berlinit të Arteve Marciale, disiplina “Brazilian Jiu Jutsu”. Ai quhet Henri Hoxha, i cili jeton prej vitesh në Gjermani me familjen e tij.
Më saktësisht, Henri, është djali i inxhinier Petrit Hoxhës, një shkodran shumë i njohur, falë karrieres së tij shumë të pasur si sportist dhe sidomos si trajner i kombëtares së peshëngritjes.
Duke konkuruar në Turneun e Berlinit të Arteve Marciale, disiplina “Brazilian Jiu Jutsu”, Henri pati një përfaqësim shumë të suksesshëm, kur kemi parasysh që pas një rivaliteti me mbi 20-të rivalë në peshën e tij, në përfundim të aktivitetit, ai u rendit në vendin e pare pas 5 fitoreve të njëpasnjëshme që i dhanë fitoren e merituar të titullit kampion.
Fitore kjo që u shoqërua edhe me një premio prej 1000 €, akorduar nga sponsori general i aktivitetit. Për suksesin e arritur, vetë Henri, por edhe babai i tij, Petrit Hoxha, përcjellin një falenderim të veçantë për ish boksierin kampion absolut shqiptar dhe sot trajner i suksesshëm tek Herta Berlin në Box, shkodranin Artur Drini, i cili është një mbështetës profesional ndaj Henrit për përfaqësimin në Turneun e Berlinit, ku ai u shpall fitues i vendit të parë.
Sporti, është një pjesë e rëndësishme e familjes Hoxha, ku krahas Eltit kampion në Maratonë, babai Petriti ish kampion i peshëngritjes ia ka ushqyer pasionin e sportit edhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës Rea si dhe djalit tjetër, Eltit, një mjek shumë i njohur dhe i zoti në profesion, ku që të dy frekuentojnë atletikën dhe sidomos Maratonat e gjata, Europiane dhe Botërore, siç është rasti më i fundit në SHBA.
Gaspër MARKU