Kategoria e Parë hapi javën e dytë ditën e djeshme me ndeshjen Lushnja-Pogradeci e cila u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Lushnjes. Sot vijon sërish me katër ndeshje të tjera të cilat do të luhen paralelishit duke nisur nga ora 17:00. Që të katër përballjet paraqesin interesin e duhur, por në veçanti spikat dueli, Erzeni-Flamurtari. Me shijakasit që kanë zbritur nga Superiorja dhe kërkojnë të rikthehen përsëri, si dhe vlonjatët, të cilët kanë të njëjtin objektiv.
Apolonia-Kastrioti në Fier dhe Erzeni-Flamurtari në Shijak luajnë për pikët e para të sezonit pas humbjeve në javën e parë. Burreli synon një tjetër fitore teksa pret Valbonën në shtëpi,ndërsa Vora e Kukësi kërkojnë të vijojnë rrugën e 2 pikëve.
Apolonia-Kastrioti(17:00)
Vora-Kukësi(17:00)
Burreli-Valbona(17:00)
Erzeni-Flamurtari(17:00)
Fatos LAMAJ