Tuesday, October 22, 2024

Abissnet Superiore. Sot dhe nesër, java e katërt. Spikat sfida e mbrëmjes së sotme në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Egnatia

Lexo

Kampionati Kombëtar Abissnet Superiore rithehet këtë mesjavë me ndeshjet e javës së 4-të të që do të luhen më 11 dhe 12 shtator. Përballje mjaftë interesante janë në program, ku spikasin duelet mes Partizanit dhe Dinamos, takim që do të luhet në “Arenën e Demave” dhe takimi në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Egnatias.

 

Kështu, sot do të luhen 3 ndeshje. Gjithçka do të nisë me duelin mes Bylisit dhe Tiranës, takim që do të startojë në orën 16:00.

Ndërkohë në orën 19:00 e gjithë vëmendja do të jetë në Korçë dhe Shkodër.  Skënderbeu-Teuta do të luhet në Korçë në orën 19:00. Paralelisht me sfidën që zhvillohet në Korçë do të luhet edhe takimi mes Vllaznisë dhe Egnatias në “Loro Boriçi”.

Dy ndeshjet e tjera do të luhet ditën e enjte. Në orën 19:00 do të luhet paralelisht në Elbasan dhe në Tiranën. Në “Elbasan Arena” do të përballen mes tyre Elbasani dhe Laçi,ndërsa në “Arenën e Demave” përplasin brirët Partizani dhe Dinamo,ku te këto të fundit do të debutojë Ilir Daja.

Sot

Bylis-Tirana(16:00)

Skënderbeu-Teuta(19:00)

Vllaznia-Egnatia(19:00)

Nesër

Elbasani-Laçi(19:00)

Partizani-Dinamo(19:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img