Sunday, September 22, 2024

Keqardhja e trajnerit Cungu: Më vjen keq për djersën që nxjerrin djemtë. Mund të them që ishte ndeshja më e mirë e jona!

Lexo

Prononcimi i trajnerit tw Laçit, Armando Cungu, pas ndeshjes, Elbasani-Laçi, 1-0

“Humbjet janë të hidhura. Më vjen keq për djersën që nxjerrin djemtë. Mund të them që ishte ndeshja më e mirë e jona. Kishim momente shumë të mira. Po vuajmë finalizimin e aksioneve, nuk po arrijmë të shënojmë. Kjo është keqardhja më e madhe.

Ekipi luan, qarkullon topin, shkon afër portës, por ka një farë shterpësie. Të gjithë arsenalin sulmues e kam hedhur në fushë. Ishim me 5 sulmuesa. Rrezikuam edhe ekulibrat në mbrojtja. Shpresoj ta gjejmë sa më shpejt golin, sepse koha kalon, kundërshtarët marrim pikë, ndërsa ne jo.

Shpresojmë që të rikthemi sa më shpejt te fitorja. Laçi ka pasur shumë afrime javët e fundit. Një pjesë e madhe e lojtarëve nuk kanë qenë dhe nuk kanë gjendje fizike, duan kohën e tyre që të futen në “shina”. Ky nuk është justifikim. Ato që vlejnë janë pikët. Askush nuk do t’ia dijë për lojën e mirë. Duhet të jemi më të kujdesshëm për mundësitë që na jepen”, u shpreh Cungu për “Super Gol” në RTSH.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img