Kupa e Shqipërisë. Pas Besëlidhjes, edhe Flamurtari dhe Skënderbeu kalojnë në turin e dytë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Flamurtari dhe Skënderbeu kanë siguruar kualifikimin në turin e ardhshëm të Kupës së Shqipërisë duke mposhtur me të njëjtin rezultat 4-1 përkatësisht me Gramshin dhe Naftëtarin.

Flamurtari–Gramshi 4-1

Shënues:Barri 2’,Berisha 12’,14’,Doku 56’/Sadiq 74’

Flamurtari e nisi vrullshëm takimin duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë me lojtarin Barri.

Më pas protagonisti ishte Berisha i cili realizoi dy herë brenda pak minutash në minutën e 12-të dhe në minutën e 14-të duke e çuar rezultatin në 3-0.

Në pjesën e dytë Doku shënoi golin e katërt për vlonjatët në minutën e 56-të ndërsa Gramshi ngushtoi diferencën në minutën e 74-të me Sadiq duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-1 dhe kualifikimin e Flamurtarit.

Skënderbeu-Naftëtari 4-1

Shënues:Musa 2’,Bismark 43’,Braga 44’, Tomas 90+1’/Agalliu 76’

Edhe Skënderbeu gjeti rrjetën që në minutën e dytë me Musa që zhbllokoi shifrat.

Në fundin e pjesës së parë, korçarët shënuan dy herë radhazi me anë të Bismark në minutën e 43-të dhe Braga një minutë më vonë duke e mbyllur fraksionin e parë në avantazhin 3-0.

Naftëtari shënoi me Agalliun në minutën e 76-të ndërsa Tomas, në minutën e 91-të vendosi shifrat përfundimtare 4-1. Një fitore që i siguron Skënderbeut vazhdimin e rrugëtimit në Kupën e Shqipërisë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img