Friday, September 20, 2024

Martini: “Më vjen keq mënyra si e humbëm ndeshjen. Vllaznia ka kualitet dhe eksperiencë, por humbja na bën të gjejmë gabime tona”

Lexo

Teuta është mposhtur nga Vllaznia me rezultatin 1-2 në “Niko Dovana”. Pas kësaj sfide, ka folur trajneri i Teutës, Edi Martini:

“Më vjen keq mënyra si e humbëm ndeshjen. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për ne. Kishim presion dhe panik duke i ofruar atë korne në fund kundërshtarit, janë gjëra të pafalshme. Më vjen keq për pikën. Rasti i Nasr që goditi shtyllën ishte rasti që më ka ngelur më shumë peng.

Unë bëra ndërrimet e dy sulmuesëve, nuk është se hoqa një mesfushor apo mbrojtës që të kalojë në aventurë. Ndoshta duhej më tepër kujdes, sepse 1 pikë nuk ishte keq, por s’mund të them se ishte rezultati më i saktë.

Ne bëmë gabime dhe ishim nën presion për të fituar ndeshjen. Luajtën me topa të gjatë te Balaj dhe na nxorrën nga presingu. Gjithësesi, këtyre problemeve i bashkohet dhe ky rezultat. Vllaznia ka kualitet dhe eksperiencë, por humbja na bën të reflektojmë dhe të gjejmë gabime tona”, tha trajneri i Teutës, Edi Martini.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img