Friday, September 27, 2024

Fitoi në transfertë me Egnatian, Veselinoviç: Falënderoj lojtarët për luftën dhe motivimin që patën. Gjithashtu uroj edhe kundërshtarin për lojën që tregoi!

Lexo

Prononcimi i trajnerit Aleksansar Veselinoviç, pas ndeshjes, Egnatia-Partizani  0-2

“Ndjehem i detyruar të falënderoj lojtarët për luftën dhe motivimin që patën. Gjithashtu uroj edhe kundërshtarin për lojën që tregoi, jo vetëm këtë vit, por edhe të sezonit të kaluar, është mëse e dukshme që kemi luajtur ndaj një ekipi të shkëlqyer dhe për ne ishin tre pikë shumë të rëndësishme. Por nëse mendojmë se pas këtyre tre pikëve se jemi mirë, atëherë do të jetë problem serioz për ne. Kampionati është maratonë, jo sprint 100 metërsh. Kampionati shqiptar është i paparashikueshëm e çdokush mund të mundë çdokënd. Jam shumë i kënaqur me lojtarët si punojnë gjatë stërvitjeve dhe si punojnë ata. Shpresoj që të vazhdoj me këtë ritëm dhe të marr gjërat hap pas hapi.

Kini parasysh se si flas, jam më kokë të nxehtë dhe e kam të vështirë të jap përgjigje të drejtpërdrejta. Mund të them që kemi përgatitur ndeshjen në raport me anët e forta të Egnatias dhe çfarë mund të shfrytëzojmë dobësitë e saj. Kemi pasur shumë probleme para dhe gjatë ndeshjes. Publiku ndoshta nuk e di por Buxhelaj mungon për arsye dëmtimi. Mehmeti që po ashtu luan shkëlqyeshëm në një pozicion të ri për të, në dhomat e zhveshjeve para ndeshjes kishte të vjella dhe nuk ishte mirë, Hadroj luajti me temperaturë. Kemi patur problem edhe me pjesë tjetër të ekipit, por e ndjej përsëri të nevojshme të falënderoj edhe ata që hynë se ndryshuam me të vërtetë. Si përgjigje, mund të jetë që që kur jam këtu, kjo është ndeshja ku ne kemi qenë më kompakt si ekip. Mendoj që në futbollin modern, pa pjesën e kompaktësisë nuk mund të flasim.

Cilësia e Egnatias, përvoja jonë dhe mundësitë tona, ne kemi një lojtar me shumë përvojë që është Taipi 30-vjeçar. Mund të besoj se nga jashtë shihet shumë e lehtë që është një ekip i ri dhe pa përvojë. Në historinë e futbollit ekipet që kanë sukses janë ato që kanë përvojë në prapavijë. Ne kemi një ekip të ri që mbase para se të mësojë si të fluturojë, duhet të mësojë gjërat bazike, ne jemi ende në fazën se si të lëvizim krahët, por kemi potencial që në të ardhmen të fluturojmë goxha lart.

E vështirë ta krahasosh me ndeshjen më Tiranën se janë kundërshtarë të ndryshëm. Mendoj se kemi shumë hapësirë për përmirësim në sulm, normalisht edhe në faza të tjera të lojës. Mbase pak përvojë e qetësi, ndonjëherë edhe dëshira e tepruar, automatizmat e lëvizjeve, të cilat ne të themi të drejtën nuk i kemi, këto janë problematikat që shoh. Por që duhet të përmirësojmë.”, tha njëshi i pankinë së kuqe Aleksansar Veselinoviç, pas fitores së sotme ndaj Egnatias.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img