Egnatia-Partizani 0-2(Shënues: Ismaili 20’, Bintsuka 60’)
Egnatia:Dobjani,Aliev,Aleksi,Malota,Lushkja,Ahmetaj,Ujka,Rama,Ndreca,Xhoel,Vuthaj Trajner: Edlir Tetova
Partizani:Qirko,Hadroj,Preka,Sembene,Bytyçi,Mehmeti,Ismaili,Rrapaj,Zeka,Cara,Mba Trajner:Aleksandar Veselinoviç
Gjyqtarë:Eldorjan Hamiti(Lezhë),Emigers Ganxhi(Elbasan),Rejdi Zajimi(Tiranë),Silvio Dyrmishi(Elbasan) Var:Juxhin Xhaja(Tiranë) Avar:Daniel Vrapi(Tiranë) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vëzhgues:Arjan Mali(Patos)
Superiorja nisi pasditen e sotme javën e 7-të të saj me çiftin Egnatia-Partizani, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin e Rrogozhinës duke filluar nga 16:00.
Një ndeshje majft interesante, me skuadrat që kërkoin rikthimin te fitorja. Me Egnatia që vinte pas barazimit me Elbasanin, ndërsa “Demat” me 3 ndeshje pa fitore, pasi i kanë barazuar të 3 sfidat e fundit.
Përfundimi i 90-të minutave është Partizani që triumfon në Rrogozhinë me rezultatin 0-2 duke u rikthyer te fitorja në kampionat pas tre barazimeve radhazi.
Ishte Ismaili që i dha avantazhin kryeqytetasve në minutën e 20-të, ndërsa në minutën e 60-të Bintsuka shënoi golin e dytë për të vulosur sfidën. Minutat e mbetura u menaxhuan nga Partizani për të mar tre pikë të rëndësishme.
Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Egnatia zbret në vendin e tretë me 11 pikë.
Fatos LAMAJ