Rey Manaj në fund të ndeshjes zbuloi se në pushimin mes pjesëve i kishte kërkuar trajnerit pesë minuta më shumë lojë. Sulmuesi lushnjar zbuloi atë çfarë kishte biseduar me Maran në fund të takimit në San Marino.
“Trajneri më tha në pushim se në minutën e 55’ do të dilja nga fusha, por u i thash: ‘Mister dua dhe 5’ më shumë’”, tregoi 29-vjeçari.
Mes të tjerash bomberi i Sivasspor zbuloi se ishte i kënaqur që rrugën e rrjetën e gjetën edhe disa lojtarë të tjerë të ekipit. “Më vjen keq për sulmuesit që nuk shënuan dhe jam i lumtur për ata që shënuan pasi e di sa shumë vlen një gol për një lojtar”, tha Manaj.


