Edhe pse humbi tre pikë duke u mundur nga Dinamo në sekondat e fundit, Vllaznia e Shkodrës vazhdon të kryesojë tabelën e klasifikimit të Abissnet Superiore. Kuqeblutë janë në vend të parë me 13 pikë, e ndjekur nga Partizani dhe Elbasani me nga 1 pikë më pak.
Krejt pranë treshes së parë kryesuese, me vetëm 2 pikë larg janë Egnatia dhe Dinamo. Fitoret e Teutës dhe Tiranës në këtë javë ishin me shumë vlerë sepse i dhanë mundësi atyre që të largoheshin nga grupi i skuadrave të fundit të renditjes. Duke lënë aty treshen Skënderbeu, Bylisi dhe Laçi.