Wednesday, October 30, 2024

Kombëtarja mbërrin në Tbilisi, mungon Pajaziti. Të hënën, Gjeorgji-Shqipëri për Ligën e Kombeve

Lexo

Mesfushori ka lënë grumbullimin për shkak se është i skualifikuar

Kombëtarja shqiptare udhëtoi mesditën e kësaj të shtune drejt Tbilisit në kuadër të ndeshjes ndaj Gjeorgjisë, që do të luhet të hënën e 14 tetorit në stadiumin “Mikheil Meskhi” në orën 18:00.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën nuk kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e ftuar për këtë ndeshje. Mesfushori Adrion Pajaziti ka lënë grumbullimin në Pragë për shkak se është i skualifikuar nga kartonat me ekipin kombëtar U-21. Sipas rregullores së UEFA-s, mesfushori nuk mund të luajë me asnjë nga ekipet kuqezi në këto data.

Pas mbërritjes në hotel, skuadra ka bërë një seancë të lehtë në palestër, ndërsa nesër do të mbyllë edhe përgatitjet për këtë ndeshje. Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në orën 18:00 në stadiumin që do të luhet ndeshja ndaj Gjeorgjisë, “Mikheil Meskhi”.

Sakaq, 30 minuta përpara seancës zyrtare stërvitore, trajneri Sylvinho dhe një nga lojtarët do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 17:30.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img