Friday, October 18, 2024

(Video) Volej Femra-Vllaznia humbet me Teutën në shtëpi 1-3. Trajnerja Nora Deda jep dorëheqjen: “Faleminderit Bashkisë deri më sot, e ndjej të jap dorëheqjen”!

Lexo

Vllaznia-Teuta  1-3(21-25, 23-25, 25-16, 19-25)

Vllaznia dhe Teuta janë përballur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e javës së gjashtë të Kampionatit Kombëtar të volejbollit për femra. Të dy ekipet vinin në këtë ndeshje me nga një fitore dhe katër humbje, por me durrsaket në vendin e pestë me 4 pikë dhe Vllaznia në vendin e fundit me 3 pikë.

Ndaj ishte arsyeja që këtë duel, të dyja skuadrat skuadrat kërkonin fitore për të dalë nga kriza e rezultateve.

Mikeshat nga Durrësi të drejtuara nga trajneri Edmond Jazexhi e nisin më mirë ndeshjen teksa fitojnë setin e parë me shifrat 21-25. Në të dytin, Vllaznia është shumë pranë fitgores, por disa gabime në pritjen e topit të parë dhe luftën në rrjetë e ndëshkojnë në dy pikët e fundit duke u mundur përsëri,  këtë radhë me shifrat 23-25.

Ndërhyrja e trajneres Nora Deda bën që skuadra e saj të ketë një përmirësim të dukshëm në setin e tretë, të cilën arrijnë ta fitojnë me shifrat 25-16.

2 me 1 në favor të Teutës është rezultati pas setit të tretë, duke i lënë radhën setit të katërt, i cili është edhe vendimtari për fatet e takimit. Vllaznia lufton për ta fituar atë dhe ta çojë ndehsjen me set final, ndërsa Teuta për ta mbyllu ndeshjen 1 me 3.

Ndonëse e filloi mirë këtë setë, volejbollistet e Vllaznisë bien përsëri në gabime elementare, gjë që përfiton teuta, e cila fiton setion e katërt, 19-25 dhe të gjithë ndeshjen, 1 me 3.

Humbje kjo që e lënë shumë të pakënaqur trajneren e Vllaznisë Nora Deda, e cila pas ndeshjes do të deklaronte dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

Deklarata e trajneres Nora Deda:

Nga ky moment ju bëj me dije, duke falenderuar Bashkinë deri më sot për ndihmesën që ka dhënë në afrimin e lojtareve të huaja, ju bëj me dije se Nora Deda jep dorëheqjen. Nuk ia vlen me u lodhë më, jam konsomuar nga ana individuale, nga ana profesionale, nga ana njerëzore, kam ba maksimumin. Faleminderit Bashkisë deri më sot, e ndjej të jap dorëheqjen.

Finale ky vendim, e keni menduar mirë?

E kam menduar mirë.

Nuk ka kthim prapa, nëse Bashkia ju kërkon të qëndroni?

Kaq kam për sot.

(Video) Prononcimin e plotë të dorëqejen nga drejtimi i Vllaznisë i trajneres Nora Deda, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar: Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img