Wednesday, October 30, 2024

Mori fitoren e parë në krye të ballshiotëve, trajneri Dede, i kënaqur me skuadrën: “E rëndësishme është që lojtarët e mi ta kuptojnë cilësinë që kanë”

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Bylisit, Nevil Dede, pas ndeshjes Bylis-Teuta 4-0

“Ndërruam gjashtë lojtarë. Por e vërteta është që tensioni që u shfaq me Skënderbeun ishte gjithë javës. Djemtë meritojnë komplimente për mënyrën si interpretuan e menaxhuan ndeshjen, ata kanë mundësi të bëjnë më mirë. Ne punuam psikologjikisht këto ditë, se ka momente ku trysnia e madhe nga rezultatet e humbjet radhazi, sillnin rëndesë psikologjike. Besoj e kaluan, më bëhet qejfi për sulmuesit që shënuan. Meritat u takojnë lojtarëve, meritojnë komplimente për reagimin dhe vuajtjen psikologjike.

Përgjoni na dha të gjithë lehtësirat për skuadrën, Sulovari na jepte mbështetje, duke i dhënë mundësi Malomos. Kur përballesh me 3-5-2, ka anë të forta e të dobëta, hapësirat i shfrytëzuam dhe rastet që krijuam ishim evidente. Kampionati sa vjen e vështirësohet, kemi humbur pikë e duhet të rikuperojmë. Kampionati është i gjatë, por e rëndësishme është që lojtarët po kuptojnë rëndësinë dhe cilësinë që kanë në Superiore.

Mendoj që nuk ka pasur stabilitet, edhe unë si trajner nuk kam krijuar stabilitet në formacion, duke parë oshilacionet e lojtarëve. Duhet një fitore që t’i japë përgjigjet e veta edhe lojtarëve, që të kuptojë secili rëndësinë që kanë për vete, skuadrën dhe kompeticionin. Besoj se të sotmit, disa janë të duhurit realisht, mendoj se përshtatja jo vetëm me futbollin por edhe skuadrën, do kohë. Erdhi një rezultat në momentin e duhur, edhe mua do të qartësojë më shumë.

Marku ka pasur ngarkesë të madhe fizike, ka tre javë që përgatitet për ta përshtatur si mbrojtës i djathtë, apo të pasur ekuilibër në treshe ku kemi vuajtur në tranzicion. Bëri mirë sot, ia doli, ka cilësi, është në moshë që premton shumë për të ardhmen. Është vetëm ndeshja e parë nga fillimi deri në fund në Superiore. Besoj se do të jetë forcë e shtuar e kësaj skuadre, por mbi të gjitha edhe të rritet. Ai është qendërmbrojtës, me cilësinë që ka mund të përshtatet kudo”, tha Dede për RTSH pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img