Shqipëria ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në Kampionatin Botëror të Boksit U18 ë po zhvillohet nga data 23 tetor në Budva të Malit të Zi. Mbrëmjen e sotme, boksieri i talentuar Adam Maca, i cili në kampionatin kombëtar të Shqipërisë përfaqëson Tërbunin e Pukës, fitoi pastër me rezultatin 5 me 0 përballe boksierit nga Maroku, Salah Eddine.
Një tjetër fitore spektakolare me knock doën pas asaj që arriti dy ditë më parë ndaj serbit Ivan Krivaceviç me rezultatin e pastër 5-0.
Me këtë fitore, kampioni shqiptar dhe nënkampioni i botës për 16 vjeçarët që drejtohet nga trajneri i tij Klavdio Çekini, kualifikohet në 8 më të mirët e botës duke pretenduar edhe më fuqishem për synimin e tij të vetem, titullin e kampionit të botës.
Në përballjen tjetër Maca do të ketë përballë boksierin Armen i cili është edhe kampion i Europës për peshen 60 kg dhe nënkampion i Botës për po të njëjten peshë.
Urime dhe suksese në vazhdim kampioni ynë Adam Maca!
(Video) Momenti i shpalljes së vendimit nga gjyqtaria për kampionin shqiptar Adam Maca në fitoren ndaj rivalit maroken Salah Eddine-Kampionati Botëror i boksit U18 në Budva.
Gaspër MARKU