Sunday, November 24, 2024

Trajneri Shkëmbi, për prag Tirana-Vllaznia: “Çdo javë e kemi për detyrim fitoren, patjetër në këtë situatë fitoret bëhen më të domosdoshme

Lexo

Tirana pret nesër Vllazninë në një ndeshje, e cila do të luhet në “Roza Haxhiu” të Lushnjes. Në konferencën e sotme për shtyp trajneri i bardhebluve Bledi Shkëmbi ashtu si Brdariç i Vllaznisë, ka ankesa për stadiumin.

“Shqetësues shumë po më shumë duket qesharak pak. Ndeshja më e rëndësishme, nuk është normale të luhet në fushë si Lushnja sepse qyteti dhe klubi meriton respekt, po ne duke luajtur ndeshje miqësore para disa muajsh e kemi parasysh si janë kushtet e fushës, por e kam thënë dhe javë të tjera që unë dhe lojtarët kemi për detyrë të luajmë futboll ku na çojnë, pas ndeshjes duhet të bëjmë analizat. Na vjen keq sepse kemi pasur tre ndeshje brenda dhe asnjë nuk kemi luajtur në fushën tonë”, tha Shkëmbi.

Sa i përket ndeshjes Shkëmbi komentoi se tani për Tiranën fitoret janë jetike pasi situata sa i përket klasifikimit është gjithmonë e më i zymtë. “Çdo javë e kemi për detyrim fitoren, patjetër në këtë situatë fitoret bëhen më të domosdoshme. Do të bëjmë maksimumin jam i bindur, do mundohemi, por shkojmë në fushë dhe ndeshje që nuk e dimë çfarë na pret. Nuk jemi Barcelona apo Reali, po mundohemi të bëjmë dhe për syrin e tifozëve një futboll të mirë dhe kemi pikëpyetje të madhe çfarë do na lejojë fusha”, tha Shkëmbi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img