Saturday, November 23, 2024

Peshëngritje-Medalje e Artë dhe dy të Argjendta për Ertian Kofshen në Kampionatin Europian U23

Lexo

Një medalje e artë dhe dy medalje të argjendta nga peshëngritësi shtërmenas

Ertian Kofsha i ka dhuruar medalje Shqipërisë në Kampionatin Europian të moshës deri në 23 vjeç, që është duke u zhvilluar në Razin të Polonisë. Është i artë në stilin e shkëputjes me 162 kilogram, ndërsa më parë kishte realizuar 155 kilogram në provën e parë dhe 160 kilogram në provën e dytë. Në shtytje, tanimë me 192 kilogram, do të ishte në vendin e dytë dhe njëkohësisht nënkampion Europe.

Në provën e parë kishte realizuar 186 kilogram, kurse më pas 192 kilogram duke qenë i argjendtë në stilin e shtytjes. E po i tillë edhe në dygarësh me 354 kilogram. Pra një medalje ari dhe dy medalje argjendi dhe kaq mjafton për ta shpallur më të mirin e momentit Ertian Kofshën në peshëngritje, sepse edhe një muaj më parë ishte i bronztë në stilin e shkëputjes në Botërorin e të rinjve në Meksikë.

Një ecuri pozitive e cila është përshëndetur nga ambasadorja e Shqipërisë, Mimoza Halimi. Ndërkohë që në këtë Europian do të marrë pjesë dhe Franko Ferra, i cili shoqërohet nga trajneri Ilir Çela. Dhe prej tij priten medalje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img