Tuesday, November 5, 2024

Klubi i Futbollit Tërbuni del në shitje. Nisin proçedurat për t’i hapur rrugë ankandit për 100 % të aksioneve

Lexo

Klubit i Futbollit Tërbuni i Pukës del në shitje. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga Bashkia Pukë, e cila nga ana e saj ka nisur procedurat për t’i hapur rrugën ankandit për 100 % të aksioneve.

Nga sa mësohet, Këshilli Bashkiak i Pukës do të miratojë edhe zyrtarisht në mbledhjen  e radhës nisjen e ankandit nga ku do të ketë edhe një vendim për përcaktimin e vlerës së shitjes së aksioneve.

Kjo kërkesë vjen si rezultat i përcaktimeve ligjore për detyrimin e pushtetit vendor për privatizimin e klubbeve sportive, bazuar në kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Me anë të këtij projektvendimi kërkohet dhënia e pëlqimit për fillimin e procedurave ligjore për shitjen në ankand në masën 100 % të aksioneve që bashkia Pukë zotëron si aksionere e vetme e Klubit të Futbollit Tërbuni sh.a.

Bashkia Pukë do të marrë masa në vijim për hartimin e raportit të vlerësimit të aksioneve dhe përcaktimin e vlerës minimale të shitjes, e cila do të shërbejë në të ardhmen pas shprehjes së Këshillit Bashkiak në lidhje me fillimin e procedurave ligjore për shitjen në ankand.

Nëse jepet pëlqimi, procedura vijon me anë të ankandit publik të hapur, ku Bashkia Puka do t’i drejtohet Këshillit Bashkiak për miratimin e dokumenteve të ankandit, rapotin e vlerësimit nga ekspertët përkatës, ku do të përfshihet edhe vlera minimalebe aksioneve. E gjithë procedura do të zhvillohet në bashkëpunim me FSHF-në duke marrë eksperienca nga procedura të ngjashme në lidhje me procesin në fjalë.

Gani PEMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img